Ka shkuar në 197 numri i te infektuarve me COVID 19 në vend, ku vetëm në 24 orë janë shënuar 11 raste të reja, pas 79 testimeve të bëra.
“Ajo çka është më e rëndësishme ne nuk presim përgjigjen e laboratorit, por izolimi fillon pa përpgjigjen e laboratorit të ISHP dhe më pas vijon ndjekja e izolimit për të gjithë personat që identifikohen që këto dy elemente të rëndësishëm të ndalimit të zinxhirit të infeksionit të ndalohet”, tha Silva Bino
Në total sipas saj janë testuar 1325 raste ndërkohë që në Spitalin infektiv janë të shtruar 74 persona, prej të cilave 4 në gjendje të rëndë që ndodhen në kujdesin intensiv. Ndërkaq dy vdekje janë shënuar vetëm 24 orët e fundit.
