Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 33 numri i të prekurve nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 8 raste të reja.
Rastet e reja jane dy në Elbasan, 4 në Fier dhe dy në Rrogozhinë. Në spitalin infektiv janë shtruar tetë persona që janë nga Tirana, Durrësi, Fieri dhe Rrogozhina.
“28 raste janë të izoluar në shtëpi. Nga rastet e konfirmura pozitiv në tiranë 19 raste, në Durrës 5, në Lushnjë 1, në Elbasan 2, në Fier 4, në Rrogozhinë 2 raste”, tha zv.ministrja Mira Rakacolli.
Ajo tha se nga kampioni i dytë i mostrave të mjekëve dhe infermierëve në spitalin e Durrësit, një mjek rezultoi pozitiv i cili aktualisht është në vetëizolim dhe nuk ka simptoma.
