Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se ka shkuar në 38 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Prej tyre 12 janë të shtruar në spitalin infektiv.
“Në 24 orët e fundit nga ana e ISHP ka vazhduar pa ndaluar puna në terren për identifikimin e rasteve dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara me COVID 19. Deri në këto momente janë testuar 505 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitiv me COVID 19, 38 raste”, bëri të ditur MSH.
Nga rastet e konfirmuara, 22 janë nga Tirana, pesë nga Durrësi, njëri prej të cilëve është 73 vjeçarja që ndërroi jetë, dy në Lushnje, pesë në Fier dhe dy në Rrogozhinë.
Dy prej tyre janë në terapi intensive, një 66-vjecar nga Lushnja dhe një 61-vjeçar nga Fieri.
