Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se një 67-vjeçar nga Shkodra ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 në spitalin infektiv.
Zyrtarja e MSH-së bëri të ditur se pacienti vuante nga insuficenca kardiake dhe sëmundje bashkëshoqëruese dhe pas disa ditësh në terapi intensive nuk ka mundur të mbijetojë.
Numri i viktimave në vend nga koronavirusi sipas shifrave zyrtare ka shkuar në 39.
