Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se dhe mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga koronavirusi dhe këtë të hënë ka lënë spitalin.
Në një postim në Facebook, ajo bën të ditur se ka shkuar në 40 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19.
POSTIMI I MANASTIRLIU
Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv 🙏🏼
Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅
Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛
