Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, ku janë shënuar në 24 orë 17 raste të reja. Harta zgjerohet me 9 raste në Tiranë, gjashtë në Fier, një në Elbasan dhe një në Shkodër.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri të ditur se në 24 orë janë shëruar 23 persona duke e çuar numrin në 154.
“Në shërbimin infektiv aktualisht gjenden 52 të shtruar, 5 në terapi intensive, në COVID 2 janë 6 gjithsej. Nga këta 5 në terapi intensive, një në pavion ndërsa 4 pacientë të intubuar”, tha znj. Fico.
