Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se tetë raste të reja janë identifikuar me koronavirus teksa hartës i shtohet edhe Kukësi, ku bëhet fjalë për një të infektuar të personelit shëndetësor.
Numri total i të prekurve ka shkuar në 475, ku 37 janë të shtruar në spital, pesë në terapi intensive dhe një rast i intubuar.
