Ka shkuar në 55 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetëisë.
Silva Bino bëri të ditur se numrin më të madh e ka Tirana me 38 raste, e duke vijuar më pas me Fier 6, Durrësi 5, Lushnja 2, Elbasani 2 dhe Rrogozhina 2.
Në spitalin infektiv bëri të ditur znj. Bino janë 35 raste ndërsa tre prej tyre kërkojnë kujdes të specializuar.
Ndërkohë Sanatoriumi do t’i shërbejë COVID 19 për të lehtësuar punën e spitalit infektiv. Edhe stafi tha ajo do të zëvendësohet me vullnetarë ndërsa i ka bërë thirrje pneumologëve dhe mjekëve infeksionistë të shërbejnë në sistemin shëndetësor.
