Shkon në 609 numri i të infektuarve në Shqipëri, ku 25 raste të reja janë regjistruar vetëm në 24 orë.
Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
Vetem ne Kruje kane rezultuar 17 perosna pozitve dhe ne Kurbin, me 8 raste te reja. Per here te pare qe nga nisja e epidemise, kjo eshte dita e pare qe Tirana nuk ka shenuar asnje rast pozitiv
E PLOTE/
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 25 raste të reja, shkon në 609 numri i të prekurve
Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Shkon në 345 numri i të shëruarve
Dr. Albana Fico
Instituti i Shëndetit Publik
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë
rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot
është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë
rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës
së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç
shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë
vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5
pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3
pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 40 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 27 raste
Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të
virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i
vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në
shifra të qëndrueshme.
Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e
rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e
vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve
familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e
gjelbër 0800 40 40.
