Shkon në 663 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ku në vetëm 24 ore janë shënuar 29 raste të reja. 13 raste janë në institucion të vuajtjes së dënimit bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj, teksa rastet e tjera janë në Krujë dhe Shkodër.
Ministria bën të ditur se janë lokalizuar dy vatra që po monitorohen nga epidemologët në terren.
E PLOTE
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 29 raste të reja, 29 të shëruar në 24 orët e fundit
Shkon në 663 numri i të prekurve, ndërmjet tyre 385 janë të shëruar
Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik
Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tonë:
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë.
Janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19,
mes të cilëve një personel shëndetësor, e vetëizoluar në shtëpi.
Nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranë, nga të cilat
13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku
po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste
pozitivë janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.
Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara
në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga
epidemiologët në terren.
Deri në këto momente janë testuar 6509 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 663 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së
të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385.
Rezulton se deri tani Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja
janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë të shëruar.
Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç
shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë
vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar
nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2
“Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi
intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në
dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 276 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 102 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste
Pavarsisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të
virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është njëlloj e kontrolluar.
Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, në mënyrë që situata të vazhdojë
të jetë e kontrolluar, është shumë e rëndësishme të zbatohen me
përpikmëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të
respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve
familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127.
Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e
gjelbër 0800 40 40.
