Shkon në 789 numri i të infektuarve ku 7 raste të reja janë shënuar në 24 orë. Sipas MSH, aktive janë 239 raste.
Vetem ne tre bashki ka raste te reja, 5 raste ne Trane, 1 ne Kruje dhe 1 ne Kukes. Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.
E PLOTE/
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 7 raste të reja, shkon në 789 numri i të prekurve,
Shkon në 519 numri i të shëruarve, 239 raste aktive
Dr. Eugena Tomini
Instituti i Shëndetit PublikSi çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19
nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku
përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast
në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën
karantinë të këtij rajoni.
Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me
COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të
shëruar.
Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.
Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zhgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.
Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacientë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.
Ky është nje tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e
marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe
të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim
të specializuar në spitale.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive, është si vijon:
Tiranë 90
Shkodër 20
Krujë 89
Fier 1
Kurbin 24
Korçë 1
Elbasan 2
Kukës 5
Lezhë 1
Lushnje 1
Mirditë 2
Berat 2
Mat 1
Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë
qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të
mbajnë higjienën personale.
Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në
momentin që nuk kemi një vaksinë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë
vigjilenca duhet të jetë maksimale.
Të moshuarit apo dhe qytetarët me sëmundje kronike duhet të vazhdojnë të
komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar
sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore,
përvec rasteve kur është e domosdoshme.
Për pyetjet që mund të keni për sëmundjet kronike apo COVID19 ju lutem
telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të
sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127