Një grua nga Dakota e Jugut në SHBA ka lindur trinjakë teksa ka thënë se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë derisa shkoi në spital me dhimbje, pasi dyshonte se kishte gurë në veshka.
Dannette Giltz lindi trinjakë të shëndetshëm më 10 gusht, dhe Glitz ka thënë se pavarësisht se ka dy fëmijë të tjerë, nuk e dinte se ishte në javën e 34-rt të shtatzënisë.
Ajo tha se kur nisën dhimbjet mendoi se e kishte nga gurët në veshka prej të cilave ka vuajtur shpesh, por doktori i tha se ajo do të lindë tre fëmijë. Të vegjlit lindën në më pak se katër minuta, dhe secili peshonte 1.8 kg. Dannette vendosi t’i quajë Blaze, Gypsy dhe Nikki.