Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shkove tek burri, aty të vdesësh”/ E mitura rrëfen presionin: Më martuan me zor me një burrë 15 vite më të madh

15:34 / December 1, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 c2c016e2a8f5a67bc6b4916086310ee4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhuna në familje dhe martesa në moshë të herët vijon të mbetet problem edhe në vitin 2022 në Shqipëri. Rasti më i fundit është historia e një të miture, e identifikuar si Anjeza. Pas rreth 1 viti në ‘liri’, Anjeza ka vendosur të rrëfejë për Vizion Plus historinë e jetës së saj.

Që në 9-vjeçare, Anjeza është detyruar nga familjarët të martohet, me një burrë rreth 15 vite më të madh në moshë. Nën presion, dhunë fizike dhe psikologjike, Anjeza jetoi me të dhe familjen e tij për tre vite me rradhë. E mitura tregon se martesa nisi pa dëshirën e saj dhe ashtu vijoi deri në ditën e fundit.

Edhe pse me rezultate të shkëlqyera në mësime, Anjeza u hoq nga shkolla që në klasë të 9-të.

“Më kanë martuar me zor dhe ka qenë një martesë pa dëshirë, me shkuesi nga një i afërm i imi. Fillimisht kemi folur nëpërmjet telefonit pastaj ditën e parë të takimit kam shkuar në banesën e tij. Më mori që në fillim”.

Anjeza tregon se fillimisht është pritur shumë mirë nga familja e bashkëshortit, por lumturia zgjati jo më shumë se dy muaj.

Gjatë të tre viteve të vështira, e reja nuk ka patur as mbështetjen e familjes së saj. Ajo shprehet se familjarët e shihnin si normale qëndrimin në një bashkjetesë të dhunshme dhe të pa dëshiruar. Madje, në mentalitetin e fisit të tyre, vajzat duhet të ishin martuar pa mbushur moshën 17-vjeçe.

Kur dhuna dhe presioni u bënë të padurueshme, rreth një vit më parë, Anjeza vendosi të largohej nga banesa përmes një denoncimi në Polici. Dëshira e saj është jeta larg Shqipërisë dhe studimet për infermieri.

“Jeta është shumë e shkurtër”- shprehet Anjeza në fund të intervistës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ani, le të vritem, por ti do të përgjigjesh”! Rrëqeth Rita Petro

23:01 / October 30, 2026

Demo: Mbrojtja e fëmijëve nga çdo formë dh*ne, detyrim i panegociueshëm nga të gjithë

22:02 / October 30, 2026

“Vendoret” më 9 maj 2027, Korreshi: Na shqetëson “Territorialja”, s’dimë bazën ligjore

20:39 / October 30, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.