Shkrimtari Salman Rushdie, i cili u godit me thikë një vit më parë teksa po përgatitej të jepte një leksion në Nju Jork, foli për gjendje e tij aktuale shëndetësore.
“Kam një terapist shumë të mirë, por që ka shumë punë për të bërë, pasi unë kam ëndrra të çmendura”, tha ai.
76-vjeçari tha për BBC se nuk e ka tejkaluar dot emocionalisht incidentin. Ai shpreh frikën për t’u shfaqur i lirë në publik dhe për të qëndruar në ambiente me shumë njerëz.
Gushtin e kaluar, autori britaniko-amerikan me origjinë indiane kaloi gjashtë javë në spital pasi u godit 10 herë me thikë në skenë .
I dyshuari Hadi Matar është akuzuar për “vrasje e mbetur në tentativë”.
