Apeli për vaksinimin e shkrimtares së njohur shqiptare Mira Meksi në mënyrë që të vijojë kurimin jashtë vendit për sëmundjen e rëndë nuk ka rënë në vesh të shurdhër.
Ka qenë vetë shkrimtarja që ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, duke u shprehur se ka dritë në fund në tunelit dhe se dashamirësia e të gjithëve i ka dhënë energjinë për të përballuar këtë sëmundje.
“Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! Ka drite ne fund te tunelit!Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!”, ka shkruar ajo.
