Pesë automjete janë djegur tërësisht gjatë natës në qytetin e Vlorës, nga një zjarrvënie e qëllimshme. Makinat janë gjetur të shkrumbuara nga flakët, teksa ishin të parkuara në zonën e “Ujit të Ftohtë”.
Dyshohet që ngjarja të ketë pasur për objektiv një punonjës bashkiak, Genti Sherifi, raporton Top Channel, pasi pranë makinës së të cilit dhe asaj të bashkëshortes së tij, që të dyja të shkrumbuara, janë gjetur edhe shishet e lëndës djegëse, ndërkohë që flakët kanë përfshirë më tej edhe 3 automjete të tjera.
Shkaqet mbeten ende të panjohura, sikurse edhe autori apo autorët e ngjarjes.