SHKODËR– Një banesë është shkrumbuar plotësisht në fshatin Kosmaç të Shkodrës. Mësohet se paraditen e sotme në banesën e 64-vjeçarit me iniciale G.M ka rënë zjarr dhe për pasojë banesa është djegur. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Siç raportohet zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike. Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.