Një makinë është përfshirë nga flakët në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Mësohet se makina ka qënë e parkuar aty pasi po shpërndante furnizimin në një lokal.
Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Dyshohet paraprakisht se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
