Një banesë në Lukovë të Himarës është përfshirë nga flakët ditën e sotme, ku mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20.
Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se ka rënë zjarr në banesën e shtetasit me inicialet K. G.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht janë konstatuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.