Arbër Papleka, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit pas dorëzimit në Polici ka rrëfyer se ka qëlluar për vetëmbrojtje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për ti denoncuar në polici.
Ai nuk ka pranuar që të ketë qëlluar me dashje ndaj viktimës dhe të plagosurve duke rrëfyer se e gjitha ka filluar pas një denoncimi për shpërndarje parash.
“Ne shkuam për ti ndaluar se morëm një denoncim që një makinë shpërndante para. Shkuam për ti ndaluar por ata qëlluan me armë zjarri ndaj nesh”,-është shprehur autori.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale. Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.