Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shkullaku për Bashkimi me Kosovën: Nuk mjafton ideali, duhet strategji

22:38 / April 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkull
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nuk mjafton ideali, duhet strategji, platformë, mendim akademik dhe qytetar”. Është kjo përgjigja që dha gazetari Armand Shkullkaku sa i përket një bashkimi të mundshëm të Shqipërisë me Kosovën. gjatë analizës në studion e Provokacijas. Shkullaku shpjegoi pse bashkimi i propozuar si zgjidhje e problemit shqiptar dhe kosovar nuk funksionon, pasi sipas tij bashkimi duhet të vijë në mënyrë graduale që të mos prodhojë kriza të tjera.

“Bashkim të propozuar si zgjidhje të problemit shqiptar dhe kosovar nuk funksionon. Bashkimi duhet të vijë në mënyrë graduale. Çdo gjë e sforcuar mund të prodhojë kriza të tjera. Vetëm zgjerimi natyral mund të na çojë pa traumë”.

Sipas tij bashkimet që bëhen me letër e vendim mund të krijojnë probleme shumë të mëdha.

“Bashkime të tilla që bëhen me letër e vendim mund të krijojnë probleme shumë të mëdha. Problemet që mund të na lindin, pasi bashkimet mund të jenë shumë më të mëdha se këto që janë në distancë dhe që mund t’i zgjidhim.

Shqiptarët po tregojnë që ende nuk kemi dhen prova serioze që jemi të aftë të bëjmë shtet. Jo vetem ekonomiket, por problemet kryesore janë sociale mes vetes. Te ne është e vështirë të mbillet me dekret ndjenja e solidaritetit, humanizmit, sakrificës, respektit”.

Për Shkullakun, referuar edhe një sondazhi të fundit 49 % e kosovarëve nuk janë për bashkimin e Shqipërisë vetëm 44 janë pro bashkimit. Dhe kjo ftohje sipas tij ka ardhur si shkak i njohjes.

“49 % e kosovarëve nuk janë për bashkimin e Shqipërisë, vetëm 44 janë pro bashkimit. Me kalimin e kohës kjo ftohje mund të ndryshoje se kanë ndodh njohjet dhe e dinë se me kë do bashkohen. Kanë shembullin e një vendi që nuk inspiron. Dikur inspironte për shkak të mosnjohjes, në momentin enjohjes Shqipëria nuk është një vend që të ngjall dëshirën për të jetuar atje dhe për të marrë diçka të mirë. Ne dhe Kosova jemi dy vende të varfra”.

I pyetur për filialin e Vetëvendosjes në Tiranë Shkullaku theksoi se është krijuar një OJF që ka si objekt rrahjen e mendimeve dhe krijimin kushteve të favorshme ëpr bashkimin kombëtar.

“Nuk kanë krijuar qendër, por një OJF e regjistruar në Gjykatën e Tiranës personat i njoh të gjithë se ata e kishin në objekt të kësaj OJF shpjegimin e situatës, rrahjen e mendimeve për bashkimin, kushtet e favorshme. Ata kanë marrë përsipër ta bëjnë në universitete, media për të sensibilizuar për mundësinë reale të bashkimit”.

shkullaku strategji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.