Një lëkundje e fuqishme ka tronditur Korçën dhe zonat përreth, teksa raportohet për dëme materiale dhe dy të lënduar.
Kanë qenë 7 tërmete që kanë goditur gjatë natës këtë zonë, por më i fuqishme ishte ai me epiqendër në fshatin Mollas, me magnitudë 5 të shkallës Rihter.
Më herët, një tjetër tërmet i fuqishëm sipas IGJEUM, me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Nikolicë, 15 km në jug të Korçës.