Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Shkupi urdhëron dëbimin e gjashtë diplomatëve rusë

20:49 / April 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
voa 1 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut thirri të premten ambasadorin e Federatës Ruse në Shkup, Sergej Bazdnikin për t’i dorëzuar një notë diplomatike me të cilën gjashtë diplomatë të Ambasadës ruse shpallen si “të padëshiruar”.

Ministria njoftoi përmes një komunikate se në bazë të informatave të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kishin kryer aktivitete që binin ndesh me Konventën e Vjenës për marrëdhënie diplomatike, dhe ata duhet të largohen nga territori i Maqedonisë së Veriut brenda një afati pesëditor.Autoritetet maqedonase nuk japin hollësi të tjera lidhur me veprimtarinë e punonjësve të ambasadës ruse.

Kjo është hera e tretë, që Shkupi urdhëron dëbimin e diplomatëve rusë për shkeljen e Konventës së Vjenës, në Nenin 9 të së cilës thuhet: “Shteti që jep akreditimin, në çdo kohë mund ta dëbojë shefin e misionit, apo cilindo qoftë anëtar të personelit diplomatik edhe pa pasur nevojë për arsyetimin e këtij vendimi”.

Më 28 mars, Shkupi urdhëroi dëbimin e pesë diplomatëve rusë. Ndërsa, në maj të vitit të kaluar pati dëbuar një diplomat rus po për veprimtari në kundërshti me Konventën e Vjenës. Në atë kohë Moska u përgjigj me masa reciproke.

Maqedonia e Veriut i është bashkuar të gjitha nismave euro-atlantike për sanksione kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj ndaj Ukrainës. Rusia e ka futur vendin e vogël ballkanik në listën e vendeve jo-mike, duke kërcënuar qëndrueshmërinë e tyre.

Megjithatë, tani që vendi shënoi dy vjetorin e anëtarësimit në Aleancën Veriatlantike, autoritetet maqedonase shprehin bindjen e thellë se siguria dhe mbrojta e integritetit tokësor të tij është në duart e NATO-s./VOA/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026

Ish-shefja e SHISH nën masën “arrest në shtëpi”, largohet në heshtje nga SPAK

15:22 / September 24, 2026

Ministri Demo në ‘Future Tech 2026’: Identiteti biometrik, infrastrukturë kritike për sigurinë e shtetit

13:50 / September 24, 2026

Kalohet direkt votim/ Miratohet pjesëmarrja e FA në Gaza, kryetari Peleshi mbyll para kohe seancën e sotme

13:45 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.