Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shmanget ngjarja kriminale. Qëlloi me armë në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, arrestohet autori

11:11 / December 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1703670967xscreenshot 1 656
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të mërkurë një ngjarje e rëndë kriminale është shmangur në Kurbin, ku një 60-vjeçar është vënë në pranga, pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, pas një konflikti mes tyre. Mësohet se autori i vënë në pranga është 41-vjeçari Rasim Mihana.

Njoftimi i policisë

Kurbin/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Mori armën e zjarrit në banesë, dhe qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve, kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll.

Pas kërkimeve dhe ndjekjes intensive, të kryera gjatë natës, në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA” u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit që qëlloi me armë zjarri, drejt banesës së 60-vjeçarit.

Gjithashtu në këtë zonë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.

Në kuadër të punës intensive dhe të pandërprerë të Policisë, në të gjithë territorin e qarkut, me objektiva kryesorë, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe garantimin e sundimit të ligjit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe me shërbimet e Repartit “RENEA”, falë reagimit në kohë, kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti me pasoja të rënda.

Shtetasi R. M., rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.

Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, në territorin e fshatit Malbardhë, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në këtë fshat. Gjithashtu, gjetën në këtë zonë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Kurbin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazniku reagon për protestën: Ata që dogjën Piramidën nuk përfaqësojnë studentët

20:58 / October 14, 2026

Të armatosur dhe të maskuar si policë vodhën 3 mijë euro në banesën në Elbasan, shpallen në kërkim tre autorët

09:48 / October 14, 2026

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

09:45 / October 14, 2026

Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr

20:59 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.