Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shmanget rreziku në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë, Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat problematike nga zjarret!

10:49 / August 19, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zjarrri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën aktuale të vatrave të zjarrit në Republikën e Shqipërisë, ku thekson se vijon të jetë problematike situata në disa zona veriore.

Sipas MM, në fshatin Thirrë të Mirditës ka shumë tym dhe erë të fortë, duke vështirësuar kryerjen e operacioneve efektive nga toka, ndërsa janë edhe disa vatra të tjera në këtë qark, por pa rrezik për banesat.

Njoftimi i MM:

19 Gusht 2021

Qarku Lezhë

1.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshati Thirrë – Në zonë ka shumë tym dhe erë të fortë, si pasojë vështirësohet kryerja e operacioneve efektive nga toka, megjithate situata momentalisht nuk është problematike, nuk ka rrezik për zonë të banuar dhe për tunelin e Kalimashit. FA dhe zjarrfikesit lokalë po punojne në terren.

2.Bashkia Mirditë, njësia administrative Rubik, fshati Katund i vjetër. Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë duke mos rrezikuar banesat pranë vatrave. Ka vijuar puna për normalizimin e situatës nga FA dhe zjarrfikesit lokalë.

3.Bashkia Mirditë, njësia administrative Fan, fshatrat Munellë dhe Domgjon – Aktualisht vatra nuk paraqet rrezik dhe po mbahet ne monitorim.

4.Bashkia Lezhë, njësia administrative Kolsh, fshati Patalej – Vatra e zjarrit është izoluar në masën 95%. Situata është e qetë dhe në terren po punojne punonjesit e pushtetit vendor.

Qarku Shkodër

1.Bashkia Pukë, Fushë Kumullise, Qershizë – Janë angazhuar 40 trupa nga FA dhe 25 punonjes të pushtetit vendor. Po punohet për normalizimin e situatës, për momentin nuk paraqet rrezik.

2.Bashkia Fuzhë Arrëz, njësia administrative Blerim, fshati Flet – Vatra e zjarrit që ka prekur fshatin Kryezi është izoluar. Në krahun tjetër po punohet nga 40 FA dhe 25 forca bashkiake.

3.Bashkia Shkodër, njësia administrative Gur i zi, fshati Gur i zi – Vatra aktualisht është izoluar pasi forcat tokësore kanë krijuar breza ndarës. Sitata po mbahet nën kontroll dhe po punohet për shuarjen përfundimtare. Në operacion janë angazhuar 30 punonjes nga njësia administrative Postribë.

Qarku Kukës

1.Bashkia Kukës, Maja e Rrunës – Zjarri është aktiv prej 15 ditësh dhe është në drejtim të fshatit Shëmri. Për normalizimin e situatës është angazhuar dhe helikopteri holandez. Trupat e FA, punonjes te pushteti vendor dhe vullnetare po punojnë ne terren.

2.Bashkia Has, njësia administrative Golaj, vatra ne fshatin Nikoliq është shuar.

Qarku Elbasan

1.Bashkia Prrenjas, Mali i Rrajcës – Vatra e zjarrit ndodhet në pjesën lindore të fshatit Skenderbej. Është shmangur rreziku për parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Situata është nën kontroll dhe aktualisht ne terren po punojne zjarrfikesit e Prrenjasit.

Qarku Dibër

1.Bashkia Dibër, njësia adminstrative Selishtë, Qafë Murrë, Kacni – Ditën e sotme situata paraqitet më e qetë, stukturat e pushtetit vendor po punojne për shuarjen përfundimtare.

Qarku Gjirokastër

1.Bashkia Memaliaj, njësia administrative Krahës, zjarri ne fshatin Allkomemaj eshte shuar.

Ministria e Mbrojtjes Shebenik-Jabllanicë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.