Ky është momenti i aksidentit të rëndë të regjistruar ditën e djeshme në Tiranë, ku 21-vjeçari Jorgaq Thëngjilli përplasi me mjetin tij 2 të rinj.
Aksidenti u regjistrua pranë Kryeministrisë ku i riu, përplasi një djalë dhe një vajzë, teksa ishin në trotuar. Djali dhe vajza teksa janë duke ecur në trotuar, kthehen mbrapa kur në këtë moment përplasen nga mjeti tip “Benz” që drejtohet nga Thëngjilli.
Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, nga ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq ne video duket edhe momenti i përplasjes. E fill pas kësaj shihet se si shoferi i mjetit, del i terrorizuar nga makina për aksidentin që shkaktoi, ve duart në kokë dhe shtrihet në trotuar.
I riu, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme ishte gjobitur edhe më parë për shpejtësi të lartë.
