Një automjet tip Fuoristradë me traga greke është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Patos
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë vendit të njohur si “Rotondo e Parkut” në afërsi të Kishës Katolike në Fier, raporton Panorama. Makina është futur kundravajtje dhe është përplasur me trafikndarësen duke bllokuar qarkullimin.
Mësohet se shoferi i këtij automjeti me targa të shtetit grek KPK2650 udhëtonte në drejtim të Fierit kur është futur në korsinë e gabuar.
Mjeti ka përfunduar në mes të trafikndarëses duke u përplasur edhe me një shtyllë të ndriçimit publik.
Gazetarja e Panorama mëson se fillimisht shoferi ka deklaruar se ka humbur kontrollin e mjetit. Policia po kryen të gjitha procedurat për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
