Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Shoferi i taksisë kishte në mur foton time”, aktorja e njohur shqiptare rrëfen të papriturën gjatë udhëtimit të saj në Kinë

15:51 / January 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 6011670c2fabe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo të paktë janë ata filma shqiptarë të ‘Kinostudios së re’ që u përhapën me shpejtësi edhe në Kinë.

Jehona e filmave tanë vazhdoi dhe më pas, madje një pjesë e “Ngadhnjim mbi vdekjen” u përfshi dhe në filmin “Electric Shadoë” të 2004.

Për të folur për suksesin e këtij filmi, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” Eglantina Kume, aktore e “Ngadhnjim mbi vdekjen”.

Kume thotë se ka kaluar shumë kohë nga krijimi i këtij filmi, dhe në atë kohë artistëve nuk u bëhej jehonë suksesi.

“E këtë sukses e mora kur shkova në Kinë, pas 40-vitesh nga realizimi i filmit. Jam surprizuar, ishte e paimagjinueshme mënyra se si më pritën. Kishte shumë njerëz që më njihnin. Ishin artistë të asaj kohe dhe të rinj që kishin dëgjuar nga prindërit për mua. Ju dukej e çuditshme që më panë nga afër, kam dhënë shumë autografe”, tha Kume.

Madje tregoi edhe një moment të bukur teksa udhëtonte me taksi dhe shoferi ishte emocionuar se kishte takuar aktoren që foton e saj e kishte në mur.

“Takova në një taksist, kur po udhëtoja së bashku me përkthyesen. Ne po flisnim shqip dhe shoferi pyet çfarë gjuhe po flisni. Përkthyesja i thotë shqip dhe kjo është Mira që ka luajtur te filmi “Ngadhnjim mbi vdekjen”. Ai filloi të dridhej, e thoshte ‘e pamundur, e pabesueshme, sa e vogël është bota, në mur kam foton tënde’”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.