Kur ndodhesh në trafik gjëja e parë që të vjen në mendje është si ta shmangësh atë, apo çfarë të bësh për të lëvizur më shpejt. Mirëpo shoferit, videon e të cilit po e shikoni tani, i ka sosur durimi duke pritur në radhët kilometrike me mjetet e tjera dhe ka gjetur një zgjidhje.
Siç shihet edhe në pamje, personi në fjalë që po nget një “Mercedez Benz”, të modelit “ML” me ngjyrë të bardhë, ka vendosur që të mos presë më.
Ai është futur në kanalin që ndan rrugën kryesore me atë dytësore, për të kaluar tek kjo e fundit. Me pak vështirësi, por dhe me kujdes, ai arrin që ta nxjerrë mjetin nga kanali, të kalojë në rrugën dytësore, duke zgjedhur kështu të shmangë trafikun!
