Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Shokon dëshmia e avokatit të Maradonës: Kurat mjekësore i shkaktuan vdekjen

17:11 / October 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Maradona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 20 Nëntor do të mbushet 1 vit nga vdekja e legjendës së futbollit Maradonës.

Në prag të përvjetorit të parë të ndarjes nga jeta të legjendës Diego Armando Maradona, opinioni i avokatit të tij Matias Morla ka dhënë një dëshmi, e cila tronditi opinionin publik.

Ish-avokati i “Pibe de Oro” pretendon se pas operacionit në kokë “kurat mjekësore ishin shumë të këqija dhe ato i shkaktuan vdekjen”.

Sipas Morla-s, në këtë tragjedi ndikoi edhe “sjellja sipërfaqësore e vajzave të tij, Dalma dhe Giannina, të cilat autorizuan transferimin e legjendës në një vilë të papërshtatshme, në vend që ta linin në klinikën mjekësore”.

Deklaratat janë dhënë gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët që po hetojnë shkaqet e vdekjes së Maradonës, të cilin ish-avokati e takoi për herë të fundit më 16 nëntor 2020, vetëm 9 ditë përpara ndarjes së tij nga jeta.

Kujtojmë se në fillim të muajit Mavys Alvarez, ish e dashura kubane e “Pibe de Oro”, të cilën e njohu gjatë viteve që jetonte në Havana, ku shkoi për të trajtuar varësinë nga droga. Vajza, asokohe adoleshente dhe tani grua 41-vjeçare, foli për herë të parë në televizion:

“Unë isha thjesht një vajzë e pafajshme, nuk kisha keqdashje. Ai ishte një i huaj, një njeri i pasur dhe me famë. Më kishte vënë re, nuk mund t’i thoja jo. M’u duk privilegj asokohe të isha e dashura e tij”.

Me tej, gruaja kubaneze zbuloi prapaskena, që nuk e nderojnë shumë ish-yllin e futbollit botëror:

“Diego më mësoi të pija kokainë kur isha 16 vjeçe. Në fillim më tha që, nëse e prekja atë që përdorte vetë, do të më vriste, por pas një kohe nuk i pëlqente ta pinte më i vetëm. Pastaj këmbënguli shumë, derisa nisa ta konsumoj dhe unë të bardhën”.

Maradonës shokon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.