Stresi është akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj reperi të ri Mato Lale.

Featured image of article: Shoku i Noizyt e denoncon për dhunë pasi përfundon në spital, revoltohet Stresi: Do t’ju q* motrat po më bëtë më tekste gangsterash, ju rrahin rrugëve dhe vini në komisariate. Mua edhe vëllain të më vrasin….Noizy, Mato Lale, Stresi2 Qershor, 2020 18:32

TIRANE-Reperi Stresi ka postuar një video në Instagram aty ku sqaron se sapo ka dalë nga komisariati pasi ishte denoncuar nga reperi i ri Mato Lale dhe një mik i tiji.

Reperi ka shpjeguar se kanë qenë policët që kanë shkuar tek shtëpia e tyre dhe i thirrën për të deklaruar kjo pasi Mato Lale është sulmuar para dy ditësh dhe ka akuzuar Stresin për këtë sulm.

Stresi ka sqaruar se në fakt as ai dhe as shokët e tij nuk kanë aspak lidhje me sherrin në fjalë.

“Sa dola nga komisariati. Po presim çunat e tjerë. Paskan bërë denoncime për ne. Me bo denoncim fantazëm nuk kam parë. Nuk e ka fajin as komisariati, por e kanë fajin njerëzit. I rref mileti dhe vjen më kapin mua. I kanë rrahur keq këta që quhen repera, që unë 12 vjet si kam njohur në rep, e tani duhet të vijnë tek unë, tek lagjia e Arkimendit. Ja çfarë reperash shqiptarë kemi që vijnë tek komisariati. Ahh çfarë më ka gjetur mua. Duhet të lë muzikën me çfarë kategorie më kanë ngatërruar mua. Jam futur unë në këtë kategori reperash turpi i Zotit. Na hapin probleme kot duke qenë në shtëpi mirë e bukur, na denonconi pa pikë lidhje. T’u fut në siklet çunat e lagjes. Gjitha çunat e lagjes në komisariat kot. Pse bëni denoncime pa pikë lidhje për ne? Mos më bëni tekste gangsterash kur vini denonconi në polici. Na vrasim na presim. Ju të hani m**in. Se di pse po lodh nervat me ju, por thash t’ua tregoj e njëherë muhabetin qysh është”, ka deklaruar Stresi në videon e postuar në Instagram.

Reperi thotë më tej se ai nuk ka sulmuar njeri dhe se është i habitur nga ky denoncim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here