Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri, thotë se është arrestuar pa pasur asnjë denoncim ndaj tij nga policia greke. Ai thotë se policia greke e ka dhunuar, e ndërsa hedh akuza në drejtim të tyre, duke thënë se përveç se i dhunojnë, edhe iu grabisin shtëpitë.
“Jam kuzhinier ekselent jam dënuar kot fare, vetëm se jam shqiptar, ky është një shtet i korruptuar që nuk ua gjejmë anë nga burgim, vetëm shteti jonë mund të na ndihmojë. Këtu në burgjet greke 60% e të dënuarve janë të dënuar me racizëm, të dhunuar nga policia, më kanë marrë në shtëpi dhe më ka dhunuar policia. Unë jam dënuar për vjedhje dhe grabitje, por as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam bërë grabitjes, nuk më akuzon kush, vetëm gjykata më thotë. Na rrahin dhe na grabisin shtëpitë tonë policët grekë”, tregon shoku i tij për ”Report Tv”.
Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik. 4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë.