Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, prej disa ditësh gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Në axhendën e deputetit Këlliçi ka qenë edhe një takim me shoqatën e famshme të shqiptarëve të Amerikës, “Vatra”, por duket se papritur organizatorët e kanë anuluar atë.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtarë të hedhur mbrëmjen e djeshme dhe të botuar në medien e tyre zyrtare, “Dielli”, Vatra njofton se për “arsye objektive” dhe kohë të limituar anulojnë takimin me deputetin e PD-së Belind Këlliçi, të planifikuar për këtë të martë.
