Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shoqëria civile në politikbërje, organizohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum

13:34 / September 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 28 at 1.27.33 PM e1664364864847
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej tre ditësh po zhvillohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum, duke bërë bashkë vendimmarrës, politikanë, financierë, think tanke, institucione të BE-së dhe grupe interesi nga e gjithë Evropa Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian.

Mes shumë panelesh, përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike. Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian nga zgjerimi në kohezion.

“Çdo ditë punojmë me vizionin se puna jonë me Tirana EYC 2022 dhe të rinjtë nuk mbaron këtu; punojmë me sigurinë për të garantuar që Tirana dhe Shqipëria të jenë Kryeqyteti i të Rinjve çdo vit”, tha Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e Tirana EYC 2022, Kongresi Rinor Kombëtar.
“Sfida kryesore për ne në rrugëtimin e Tirana EYC 2022 ishte të përfshijmë të rinjtë aktivë në të gjitha fazat e para të punës sonë. Krijimi i strukturës dhe hapësirave të duhura ka mundësuar të ofrojmë mundësi konkrete për të rinjtë profesionistë të Shqipërisë”, tha Dafina Peci, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresi Rinor Kombëtar.

TCF 2022 organizohet nga Cooperation and Development Institute, Kongresi Rinor Kombëtar, Konrad-Adenauer-Stiftung Albanien, Hanns-Seidel-Stiftung, Heinrich-Böll-Stiftung, Regional Cooperation Council – RCC, dhe këtë vit vjen edhe në kuadër të Tirana European Youth Capital 2022 dhe European Year of Youth.

WhatsApp Image 2022 09 28 at 1.27.31 PM
WhatsApp Image 2022 09 28 at 1.27.33 PM
WhatsApp Image 2022 09 28 at 1.27.34 PM

TCF 2022
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.