Policia rrugore ka vijuar masat e marra në fundjavë për të parandaluar aksidentet e mundshme dhe për të kufizuar shpejtësinë e drejtuesve të mjeteve. Fundjava dhe festa e Shën Valentinit kanë sjellë fluks të shtuar në rrugë, teksa janë ndaluar mjete që qarkullonin me 175 km/h.
“Fundjava dhe festa janë për tu festuar,jo për të fluturuar🛫 në rrugë dhe përfunduar në 🚑, apo më keq akoma”, shkruan policia në postimin e saj në Facebook.
Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Tiranë-Durrës dhe në kahun e kundërt janë evidentuar drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta me shume, duke qarkulluar gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar, pa konsideruar edhe lagështirën dhe errësirën ne rruge.
16 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 148 km/h deri në 175 km/h dhe drejtuesit e mjeteve janë përcjelle për ne Organin Administrativ Shtetëror për gjykim.
14 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo me shume se 20 km/h.
KUJDES!
Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia të vret, ndaj mos nxito të arrish fundin, trego durim në drejtim🚙, respekto normat e sjelljes ne rruge, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te pijeve alkoolike, 👉 udhëzimet dhe këshillat e 👮🏻♀, për sigurinë tuaj dhe te tjerëve.
Misioni jone, është siguria juaj, kontribuo edhe ti ne rritjen e sigurisë ne rruge, duke manifestuar rregull dhe disipline, ne raport me rregullat e qarkullimit rrugore.
