Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka njoftuar sot se është arrestuar nga policia Drejtori i Qendrës së tyre, Bioken Abazi.
“Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës së sotme aktivistët tanë kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër bandës në pushtet që po abuzon me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze” ka njoftuar Vetëvendosje.
REAGIMI I PLOTË
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kundërshton arrestimin e paligjshëm të aktivistit Boiken Abazi dhe qytetarëve protestues Kastriot Qema dhe Flamur Dardeshi. I kërkojmë Policisë së Shtetit shqiptar lirimin e tyre të menjëhershëm, si dhe pushimin e akuzave.
Arrestimi i aktivistit Boiken Abazi është bërë me urdhër politik për shkak të aktivizmit të tij në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Gjatë protestës së sotme aktivistët tanë kanë ushtruar të drejtat e tyre si qytetarë kundër bandës në pushtet që po abuzon me tërmetin dhe pandeminë për tju shërbyer interesave private dhe mafioze.
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri nuk kanë ushtruar dhunë ndaj policisë së shtetit, por ka qenë policia ajo që ka ndërhyrë dhunshëm mbi protestuesit, duke tërhequr shumë prej tyre në komisariatet e kryeqytetit. Qendra e VV në Shqipëri ende nuk ka një informacion të plotë por beson se në komisariatet e tjerë ka edhe aktivistë të tjerë të VV. Pas shumë orësh pritje, ndërkohë që një numër i madh I të ndaluarve nga Policia u liruan ditën e sotme, tre të sipërpërmendurit iu komunikua masa e arrestit. Q
endra në Shqipëri e Lëvizjes Vetëvendosje e kundërshton me forcë trajtimin selektiv, me qëllim frikësimi dhe tendencioz ndaj të tre të arrestuarve dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. Asnjë metodë frikësimi i pushtetit nuk do ti ndalë protestat tona për të mbrojtur të drejtat kolektive dhe interesin publik. Brutaliteti dhe dhuna nuk do të kalojnë! Ata që rezistojnë sot, nesër fitojnë!