Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Shoqërimi i protestuesve në komisariat/ Reagon PD: Do të marrim masa për t’i mbrojtur

16:16 / February 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia e pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me shoqërimet nga policia të disa personave pas përfundimit të protestës së djeshme para Kuvendit.

Përmes sekretarit për të Drejtat e Njeriut, Bislim Ahmetaj, PD e konsideron një hakmarrje nga Policia e Shtetit, ndërsa ka garantuar të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se do të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe juridike.

“Protesta e djeshme para parlamentit ishte paqësore, pasi Partia Demokratike ka deklaruar, qartë dhe në mënyrë të përsëritur, se qendresa e demokratëve do të përdorë mjete të mosbindjes civile, por jo dhunë, deri në triumfin e kauzave të drejta.
Megjithatë, protesta nuk i shpëtoi hakmarrjes së verbër të policisë së shtetit, e cila shoqëroi dhe më pas procedoi penalisht dy protestues, zotin Jakup Stafa, prind kujdestar i një fëmije 12-vjeçar dhe zotin Dorison Petoku, aktivist i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Ligësia e drejtuesve të policisë së shtetit nuk njeh as ligj, as kod moral.
Mbrëmë vonë një grup përfaqësuesish të Partisë Demokratike patën takim me drejtues të Komisariatit Nr.1, ku na u tha qartë: Sapo të mbarojnë procedurat, të shoqëruarit do të lihen të lirë.
Dua të theksoj se për protestuesit e shoqëruar nuk ka asnjë provë.
Përfaqësuesit ligjorë të Partisë Demokratike kanë kërkuar me këmbëngulje provat, të cilat në kundërshtim me ligjin nuk na janë vënë në dispozicion.
Në mungesë të provave dhe pavarësisht faktit se mbrëmë policia tha se do t’i lirojë pas plotësimit të procedurave, ndodhi e kundërta: dy të ndaluarit janë proceduar penalisht.
I garantojmë të ndaluarit dhe familjarët e tyre, se asnjë pasojë juridike nuk do të rëndojë mbi ta dhe se Partia Demokratike do të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e tyre publike dhe juridike.
Partia Demokratike sapo të vijë në pushtet do të amnistojë çdo penalizim që do t’u bëhet pjesëmarrësve në protestat e opozitës.
Edhe një herë u bëjmë thirrje drejtuesve të policisë së shtetit të zbatojnë ligjin për protestat dhe lirinë kushtetuese të qytetarëve për protestë.
Asnjë veprim antiligjor i Policisë dhe padronëve të tyre nuk do të mund të ndalojë revolucionin demokratik.
Përpjekja për t’i trembur protestuesit nuk do të funksionojë. Ne do të mblidhemi edhe më të shumtë në numër, edhe më të vendosur të enjten para Kuvendit.
Për t’i dalë zot pluralizmit dhe Shqipërisë!”, është shprehur Ahmetaj.

kuvend PD proteste
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.