Mbi 23 persona janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se kanë qëlluar me mjete të forta efektivët.
Sipas informacionieve parapake, këta persona, kanë hedhur mjete të forta dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) në drejtim të uniformave blu, gjatë protestës së opozitës së bashkuar përpara Parlamentit.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme të zhvilluar nga PD dhe LSI, mbetën të lënduar gjatë përplasjes me kordonin e policisë së shtetit dhe disa protestues të cilët kanë marrë ndihmën e parë në QSUT.
