Shoqërohet në polici Viktor Ymeri pasi dyshohet të ketë lidhje me një atentat në Durrës. Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat në Durrës. Viktor Ymeri njihej ndryshe me nofkën “Torri i Xhihanes”.
Ymeri u akuzua për 2 vrasje të kryera në vitin 1999 në Durrës. Vitin që shkoi dënimi iu ndryshua nga burgim i përjetshëm, në 25 vite burg. Ai u lirua me kusht nga gjykata e Elbasanit në vitin 2019.
Kush është Viktor Ymeri?
Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit problematikë në Vlorë, dhe që ka lidhje miqësie e farefisnie me Edison Harizaj, i ekzekutuar para disa ditësh në Durrës. Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.
