Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës, ku 3 skuadrat e Superiores, Kukësi, Teuta dhe Laçi kanë mësuar kundërshtarët. Ndeshjet e para do të luhen më 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 korrik.
Goglat nuk janë treguar aspak bujare me skuadrat shqiptare, teksa e vetmja që mund të “buzëqeshë” është Teuta.Durrsakët e Bledi Shkëmbit do të përballen me letonezët e Ventspils, skuadër që eliminoi Luftëtarin sezonin e shkuar.
Kundërshtar tepër të vështirë në lëtër për nënkampionët e Kukësit. Ekipi i Ernest Gjokës do të përballet me Debreçenin, që disa sezone më parë eliminoi Skënderbeun.
Short asak i favorshëm edhe për Laçit. Kurbinasit do të tentojnë mrekullin përballë izraelitëve të Hapoel Ber Shevës, që disa sezone më parë turpëruan Interin në grupet e Ligës së Europës.
PËRBALLJET:
DEBREÇEN – KUKËSI
VENTSPILS-TEUTA
LAÇI-HAPOEL BER SHEVA
* Ndeshjet e para luhen më 11 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18 korrik;
