Drejtori i Institutit të Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli thotë se SHBA-të po përgatisin një paketë sanksionesh ndaj Kosovës, të cilat kur të zbardhen në javët në vazhdim, do bëjnë që të harrohen sanksionet e vendosura nga BE.
Në një lidhje live për “Zona Zero”, Sheholli theksoi se në listën e zezë të SHBA janë një ministër i Albin Kurtit dhe një përfaqësuese shumë e fuqishme në radhët e Vetëvendosjes. Nga ana tjetër, vetë gazetari Melaim Zeka, ka vendosur të zbardh emrat e personave që dyshohet se mund të jenë në listën e zezë. Sipas tij ata janë ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla dhe Dejona Mihali që është koka dhe truri i Albin Kurtit.
I pyetur nëse i konfirmonte këta emra, Sheholli la të kuptohej se po, ndërsa u përgjigj: “Nëse na ndodh që të hyjmë sërish në konflikt të armatosur me Serbinë, do të isha kureshtar të di nëse do t’i veshi rrobat e ushtarakut sikurse të gjithë ne edhe Dejona Mihali? A e ndjen ajo Kosovën si atdhe të vetin ashtu sikurse unë dhe ju”.
