Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Shpartallohet rrjeti i hakcerave “Hive”

15:09 / January 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hacker on laptop
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Shtutgartit bashkë me autoritetet e drejtësisë në SHBA arritën të shpartallojnë një rrjet ndërkombëtar të kriminalitetit kibernetik me emrin “Hive”. Hacker-at që nga mesi i vitit 2021 kanë sulmuar mbi 1500 sipërmarrje, ndër to 70 ne Gjermani, vunë në dukje autoritetet. Tre prej tyre kanë qenë në Baden-Vyrtemberg. Policia e kriminalistikës në Eslingen ran ë gjurmë të rrjetit gjatë hetimeve për një ndërmarrje të prekur në këtë rajon.

“U sekuestruan shumë servera, të dhëna, account-e të rrjetit dhe të përdoruesve të tij”, njoftoi prokuroria e Shtutgartit dhe Presidiumi i Policisë në Reutlingen. Faqja e internetit të hacker-ave “Hive Ransomware” u bllokua. Struktura e IT-së së “grupimit të dorasve” shërbente “vetëm për kryerjen e sulmeve të rënda kibernetike duke e pasuar atë me mitmarrje” prej ndërmarrjeve dhe autoriteteve të prekura.

Dëmi i shkaktuar tek ndërmarrjet e prekura dhe institucionet publike, sipas hetuesve, mund të “arrijë në miliarda”. Gjatë konferencës së shtypit në Uashington ministri i Drejtësisë Merrick Garland shpjegoi: “Që nga korriku i vitit të kaluar ne u kemi ndihmuar më shumë se 300 viktimave në mbarë botën duke penguar pagesën e mitmarrjeve në vlerë rreth 130 milionë dollar të SHBA-së.” Garland falenderoi partnerët ndërkombëtarë – veçanërisht Gjermaninë dhe holandën – për bashkëpunimin ndërkufitar.

Mekanizma të zhvilluar enkas për të ushtruar presion

Sipas të dhënave të tij kriminelët kibernetikë jo vetëm kanë dekoduar të dhënat e viktimave, por kanë zhvilluar edhe mekanizma për të ushtruar presion pë rmitmarrje, duke kërcënuar me publikimin e të dhënave delikate. Si shembull për këto veprime të kriminelëve Garland përmendi një sulm ndaj një spitali në SHBA. Për shkak të sulmit klinika nuk mund të pranonte më pacientë të rinj dhe nuk kishte më akses në të dhënat elektronike të pacientëve.

Ransomware prej vitesh konsiderohet si kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë kibernetike. Programi dëmtues i infiltruar në sistem bllokon sipërmarrjen ose paralizon infrastrukturën e saj. Presioni që pason pas këtij sulmi hacker është një biznes që shpesh llogaritet në monedhën digjitale Bitcoin.

Specialistët e kibernetikës në Esslingen në Baden-Vyrtemberg ia dolën vitin e kaluar që të depërtojnë në infrastrukturën e IT-së së dorasve, vuri në dukje prokuroria e Shtutgartit. Specialistët më pas arritën të gjurmojnë rrjetin deri vonë të panjohur “Hive” duke u dhënë provat vendimtare partnerëve ndërkombëtarë, thuhet më tej./DW

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky: Negociatorët amerikanë kishin ide të mira për fundin e luftës

13:37 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.