Shpat Kasapi përflitet prej kohësh se është në një lidhje me një biznesmene, pronare sallonesh bukurie VIP në Maqedoni.
Këngëtari është prej një viti në lidhje me vajzën zeshkane të quajtur Selvie. Por, Shpat Kasapi nuk ka reaguar asnjëherë drejtpërdrejt rreth thashethemeve.
Megjithatë së fundmi pranoi se është në një lidhje dashurie. Këngëtari publikoi në rrjetet sociale një foto të realizuar në një lokal nga partnerja e tij.
“Foto nga dashuria ime❤️,”- shkroi Shpat Kasapi, krahas imazhit.

