Ministria e Shëndetësisë do t’u japë shpërblime mujore të gjithë mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dalë në pension dhe pranojnë të trajtojnë të sëmurët me Covid-19.
Referuar një vendimi të Këshillit të Ministrave, do të paguhen me 125,000 lekë në muaj personelet mjekësore, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostifikimin dhe trajtimin e mjekësor të personave të prekur nga Covid-19.
Kurse, me 65,000 lekë në muaj do të paguhen personelet mbështetësetë angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga koronavirusi.
