Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shpërndahen 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë të licencuar

16:57 / April 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6a7a9af6 2821 47c8 8283 0c923c438936
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri Klosi shpërndau sot 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të tyre, ministri Klosi e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm jo vetëm për profesionin e udhërrëfyesit, por sidomos për informacionin cilësor, që do ti përcjellet turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas. “Nga ky moment ne kemi zyrtarisht guida të licencuara në disa fusha, që hapin rrugën për të vazhduar me këtë profesion, që për mua duhet ta tentojmë deri në fund për ta shpallur edhe profesion të litë. Kjo për të shtuar gjithmonë e më shumë cilësinë e ofrimit të shërbimit. Sot kemi vetëm 5 institucione të licencuara nga komisoni shtetëror për dhënien e këtyre trajnimeve. Do doja shumë të kemi më shumë, 2 janë në process, kemi pra 7 institucione që kërkojnë ta marrin këtë detyrë, por do doja të kemi shumë më shumë, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Berat, Shkodër, Vlorë, sidomos ku ka universitete, por, ajo që do doja më shumë është që të rritet edhe cilësia edhe konkurrenca”, tha ministri Klosi. Sipas të dhënave nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit, rezulton se për guida profesionale të certifikuara kanë aplikuar 99 aplikantë, nga të cilët vetëm 72 kanë e kaluar me sukses, ndërsa të tjerët janë në procesin e plotësimin të dokumentacionit. “Ne duhet të kemi së bashku një diskutim se cilat janë zonat ku guidimi duhet bërë vetëm nga profesionistë, që të mos lejojmë që të kemi njerëz të palicencuar dhe jo profesionistë që e bëjnë këtë punë. Na duhet nga ju një informacion i plotë se cilat janë vendet që vizitohen më shumë, ku janë vendet që kanë nevojë për double check nga shteti apo për të qenë më të pastra, më të sigurta. Natyrisht të ketë më shumë përpjekje nga pushteti lokal për pastërtinë, për menaxhimin, për trajtimin e mbetjeve të ngurta, mbetjeve urbane”, tha ministri Klosi.

klosi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.