Policia e Gjirokastrës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “No More”, ku në pranga janë vendosur dy persona. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se dy të arrestuarit janë Ervis Cama dhe Herolind Haskaj, të cilët akuzohen për shpërndarje droge.Uniformat blu kanë ushtruar kontrolle në banesën e Camas dhe në tabakinon në pronësi të Haskaj, ku janë gjetur 60 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa gati për shpërndarje, 260 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një peshore, 22 paketa cigaresh pa pullë fiskale, 6 qese me duhan të grirë pa pullë fiskale dhe 11 pako me duhan të grirë pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celulare.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”
