Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndanin kanabis afër shkollave, tre të arrestuar në Dibër

09:10 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hashash doza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës ka goditur dy raste të shpërndarjes së kanabisit në afërsi të shkollave, si dhe një rast të kultivimit të kanabisit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, në sajë të operacionit të koduar “Dushaj”, janë vënë në pranga Sh. D., 23 vjeç, banues në Dushaj, Njësia Administrative Fushë Bulqizë, A.Gj., 24 vjeç, banues në Qytet i Ri Bulqizë, G. D., 30 vjeç, banues në Qytet i Vjetër, Vajkal, Bulqizë.

Policia dispononte informacione se shtetasi SH.D, merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në afërsi të shkollave si dhe përgatitej për të kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë këtij shtetasi i’u gjetën rreth 10 doza me lëndë narkotike si dhe një sasi farash cannabis sativa për tu kultivuar.

Po në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe shtetasit A.GJ dhe G.D, të cilët dyshohej se në bashkëpunim me njëri – tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në lokale, ku gjatë arrestimit të tyre në një bar kafe në Bulqizë këtyre shtetasëve u është gjetur në tavolinë një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike të ndara në doza gati për shitje, rreth 30 doza.

Materialet i’u referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Diber Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.