Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, arrestohet 54-vjeçari në Ksamil

10:45 / July 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
W Policia e Shtetit 1 720x480 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 54-vjeccar ka rënë në prangat e policisë, pasi shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në zonën e Ksamilit. Gjithashtu, është arrestuar dhe një 33-vjeccare, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Ndërkohë, blutë kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 12”, për goditjen e një tjetër rasti të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, në zonën e Ksamilit, vihet në pranga 54-vjeçari.

Vihet në pranga dhe një 33-vjeçare, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi, 3 peshore elektronike dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 12”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale;

33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.