Shtatë mësues të shkollës ‘Sotir Gurra’ në Korçë kanë rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.
Kjo ka detyruar drejtuesit që të mbyllin dyert e shkollës, të paktën deri në njoftim të dytë. Me daljen e rezultateve pozitive të mësuesve është njoftuar se ditën e nesërme nuk do të zhvillohet mësim.
Raste pozitive në radhët e mësuesve janë regjistruar edhe në Elbasan. I infektuar rezulton një mësues në gjimnazin Kuqan dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare “Jorgji Dilo”.
