Mbledhja e Këshilli Politik sapo ka përfunduar, deputetja Rudina Hajdari ka reaguar për mediat, ku përsëriti edhe një herë apelin per të pasur lista të hapura.
Deputetja Hajdari tha se anëtarët e Këshillit Politik, po luftojnë për interesat e ngushta të kryetarëve të partive.
‘Propozimi i opozitës parlamentare me opinionin publik është që listat të jenë të hapura 100% , të bëhet një listë me një rend politik, me një votë nominale dhe të shikojmë se kush nga kandidatët merr më shumë vota, që më pas të shkojnë në Parlament.
PS vazhdon i mëshon po të njëjtës proprozim, i bëjnë hile shqiptarëve po i hedhin hi, po i sheshin shqiptarët sapunin për djath. Ka ardhur koha për diçka tjetër, një politikan duhet ta çojë premtimin deri në fund. Unë do ta vazhdoj këtë betejë, nuk do të negocioj, nuk do të tërhiqem, do bëj çfarëdolloj sakrifice për ta çuar betejën deri në fund. Boll më me marrëveshje të fshehta. Do ketë nga ata që do të më kërcënojnë, shantazhojnë që unë të negocioj për propozimin që kam bërë. Dua që votuesi shqiptar të përzgjedhë listën fituese’– u shpreh Hajdari.